Unaza e Madhe e Tiranës, e cila u bë e aksesueshme për makinat disa ditë më parë, është shfaqur problematike, sa i përket trafikut.
Qytetarët kanë raportuar në BalkanWeb se në Unazën e Madhe është krijuar trafik 1 kilometër.
“Po riparojnë rrugën që inauguruan. Radha 1 km përpara se të kthehesh për drejtim të Tufinës dhe Rrugës së Arbrit”, shkruan qytetari.
Shkak për trafikun e rënduar është bërë fakti që në rrugë po bëhen riparime.
Kujtojmë se Unaza e Madhe në Tiranë ka vetëm pak ditë që është inauguruar.
(Balkanweb)