Sfida më e fortë e së martës mbrëma në NBA ishte padyshim ajo mes Denver Nuggets dhe kampionëve në fuqi të Boston Celtics.
Celtics arritën një fitore të rëndësishme në fushën e Denver me shifrat 118-106. Tatum me 29 pikë dhe Porzingis me 25 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë. Vendasit e ndjen shumë mungesën e “yllit” të tyre, basketbollistit serb Nikol Jokiç.Westbrook me 26 pikë ishte i vetmi që u mundua të bënte diçka për Nuggets, por në përfundim Boston tregoi forcën e tij si ekip, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se përse ata janë ene kampionët në fuqi.
Ndërkohë tjetër humbje për ekipin e Lakers, që u mund 118-97 nga Dallas. Vendimtar stoli i ekipit teksan, nga ku erdhën 50 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Grimes me 23 pikë.
Zhgënjen edhe skuadra e Golden State, që u mund 114-98 nga Miami, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i ekipit nga Florida, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. 31 pikët e Curry mbetën për statistikë