Dritan Rexhepi do të ekstradohet sot nga Turqia në drejtim të vendit tonë.
Gazetari Igli Celmeta ka arritur të sigurojë për Balkanweb foton sesi duket Rexhepi në ditët e sotme.
Siç shikohet nga foto, ai duket më i thinjur sesa fotografitë e tij të shpërndara më herët nga policia dhe Interpol.
Rexhepi në vendin tonë akuzohet për tre vepra penale: rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, vrasje në Krujë vite më parë, falsifikim dokumentesh në Fier.
(Balkanweb)