Mario Mitaj arrin të kualifikohet me skuadrën e tij Al Ittihad në Kupën e Arabisë Saudite. Sfida e vlefshme për fazën çerekfinale të kupës së mbretit në Arabi, mes kampionëve në fuqi të Al Hilal dhe skuadrës së Al Ittihad e zhvilluar në Kingdom Arena të Riadit, ishte spektakolare. 21 vjeçari shqiptar ishte titullar për formacionin e Loran Blanc. Ai u aktivizua për 105 minuta lojë, teksa në përfundim u vlerësua me notën 6.9. Mitaj u ndëshkua me karton të verdhë gjatë pjesës së parë. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim 1-1, ku golit të Benzema për Al-Ittihad i’u kundërpërgjigj Al Dawasari.
Emociunuese ishin edhe 30 minutat e kohës shtesë, aty Marcos Leaonardo në të 101 realzioi golin e përmbysjes për kampionët, por 6 minuta nga fundi sërish Karim Benzema do të vendoste barazpeshën, për t’ia lënë fatin e fituesit në dorë, “ruletës ruse” të penalltive. Tek penalltitë skuadra e Loran Blanc u tregua më e saktë teksa realizoi me Benzema, Fabinhon dhe Pereira, ndërsa skaudra e Neymar u dorëzua fatit të keq, me Kanno, Marcos Leaonardon dhe Malcom në fund që humbën 11 metërshat e tyre, duke dërguar në fazën gjysmëfinale skuadrën e Al Ititihad, ndërkohë që për Al Hilal, objektivi mbetet ai i ruajtjes së titullit kampion edhe këtë sezon .