Manchester City mendon për merkaton. Klubi kampion i Anglisë synon që të përforcohet në sulm, teksa prioritet është sulmuesi i kombëtares së Egjiptit, Omar Marmoush.

Për Marmoush, i cili aktivizohet në radhët e gjermanëve të Frankfurt, City ka gati 60 milionë euro. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Frankfurt po reziston mjaft mirë, pavarësisht presionit të milionave të britanikëve.

Për këtë futbollist, ka interesim edhe nga skuadra të tjera, të rëndësishme në Premier League dhe jo vetëm.

25-vjeçari Marmoush ka luajtur 15 ndeshje në Bundesligë në këtë sezon, ku ka shënuar 13 gola, ndërsa ka dhuruar 7 asiste. Më herët, ai ka luajtur për Ëolfsburg dhe ST Pauli.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb