Lamine Yamal është gati të vijojë bashkëpunimin me Barcelonën. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi zbuloi se marrëveshja me klubin katalanas, është shumë afër.
“Nuk e di se kur do të nënshkruhet kontrata, por mendoj se do të ndodhë së shpejti. Në fund të fundit, Barcelona është klubi i jetës sime. Shpresoj të rinovoj kontratën time me ta dhe të qëndroj në këtë klub” – tha Yamal.
17-vjeçari është në qendër të projektit të gjigandavë të La Liga, me të ardhmen që duket e ndritur. Për momentin, ai ka një kontratë ekzistuese të vlefshme deri në 2026.
(J.S/BalkanWeb)