Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambjentaliste lajmëron se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

A është ky një mesazh qe Duka ka për kastën e vjetër politike, apo ka arsye te tjera personale?

Edhe pse nuk do të kandidojë në zgjedhje, kreu i PAA, tha se do te jete aktiv për të punuar për subjektin politik që ai drejton. Ai tha se do kërkojë që 1-2 kandidatë të tij të jenë në lista të mbyllura.

Agron Duka shtoi se Partia Demokratike, për të mundur Ramën duhet të bashkohet, por këtë e sheh të pamundur sa kohë Berisha e Basha, vazhdojnë akuzat ndaj njeri-tjetrit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb