Disa zona në Los Angelos janë përfshirë nga zjarret, ndërsa 32,500 banorë janë nën urdhër evakuimi për shkak të zjarrit në Eaton.

Lajmi u dha nga sherifi i qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna i cili shpjegoi se përpara gjithçka po jepet përparësi shpëtimit të jetëve.

Ka urdhra evakuimi për banorët që jetojnë në Altadena, Pasadena dhe rajonet përreth, me 32,500 njerëz aktualisht nën urdhra evakuimi në zonë. 38,600 banorë të tjerë janë nën paralajmërime evakuimi.

Luna thotë se kjo është një situatë që ndryshon “me shpejtësi” dhe vëren sesi vetë stacioni i sherifit të Altadenës u evakuua sot dhe punonjësit u detyruan të largoheshin.

Shefi i zjarrfikësve të qytetit të Los Anxhelosit thotë se një tjetër zjarr që u ndez pranë zonës Sylmar të qytetit mbrëmë është rritur në 500 hektarë.
Kristin Croëley thotë se ky zjarr shkaktoi evakuimin emergjent të më shumë se 3,000 njerëzve nga zona.

“Ne duam të sigurohemi që të gjithë të kuptojnë se nuk jemi ende jashtë rrezikut,” thotë ajo, duke vënë në dukje se ka erëra të forta që po vazhdojnë të përhapin zjarret.

“Dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur nga zjarri i Eaton pranë qytetit të Pasadena”, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit në një konferencë për shtyp.

Zjarri tani është pothuajse dyfishuar në madhësi që nga përditësimi i fundit, duke mbuluar 2227 hektarë.

Si pasojë e situatës janë mbyllur 100 shkolla nga 1000 që është numri i përgjithshëm i tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb