Mesfushori me origjinë shqiptare Luis Hasa është transferuar te Napoli. Klubi napoletan ka bindur Leccen dhe ia ka dalë që të sigurojë shërbimet e Hasës, me lajmin që është ndarë me fansat nëpërmjet kanaleve zyrtare.
“SSC Napoli njofton se ka marrë përfundimisht shërbimet sportive të futbollistit Luis Hasa nga Lecce”, shkruhet në faqen zyrtare të Napolit. Sa i takon shifrave, Napoli ka paguar rreth 500 mijë euro.
Kujtojmë që 21-vjeçari ka qenë pjesë e Juventusit, ndërsa ka hasur vështirësi për të fituar minuta te Lecce.
Transferimi i tij te Napoli është një mundësi e mirë, por te skuadra e Contes, ka mjaft konkurrencë në repartin e mesit të fushës.
Luis is proud to be one of us 💪
💙 #ForzaNapoliSempre | #ProudToBeNapoli | #WelcomeHasa pic.twitter.com/JroGlsYAio
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 8, 2025
(J.S/BalkanWeb)