Lajm i mirë për Barcelonën, sa i takon regjistrimit të Dani Olmos dhe Pau Viktor.
Pas refuzimit të gjykatave, Federatës së Futbollit dhe La Ligës, Këshilli Superior i Sporteve dha dritën jeshile.
Të dy lojtarët do të mund të futen sërish në fushë me katalanasit dhe do të mund të kontribuojnë në finalen e Superkupës së Spanjës, nëse skuadra kalon pengesën e Bilbaos.
Barcelona kishte siguruar që dokumentacioni për regjistrimin e dy lojtarëve për pjesën e dytë të sezonit të mbërrinte brenda afatit të parashikuar, mes 30 dhe 31 dhjetorit.
Dani Olmo ka luajtur 11 ndeshje në kampionat dhe ka realizuar 5 gola.
(J.S/BalkanWeb)