Tirana do të kërkojë që pjesën e dytë të sezonit të rikthehet e fortë dhe për këtë nevojiten përforcime në merkato. Pas afrimit të qendërsulmuesit Emanuel Ernest, Tirana po tenton blerjen e dy mesfushorëve.

Dje u diskutua edhe për afrimin e një portugezi. Bëhet fjalë për Karlos Daniel. Palët ishin në bisedime të avancuara dhe ardhja e tij mund ta ndihmonte Tiranën, pasi është mesfushor i avancuar por mund të alternohet edhe në krahët e sulmit. Gjithsesi, operacioni zor se do të bëhet, pasi palët dje nuk e gjetën gjuhën e përbashkët.

30-vjeçari karrierën e tij më së shumti e ka kaluar në vendin e lindjes, me ekipe të ndryshme ndërsa prej dy sezonesh luan me Maritimo që militon në ligën e dytë të Portugalisë, ndërsa këtë sezon ka shënuar dhe asistuar nga dy herë. Gugash Magani për momentin është i kënaqur me skuadrën e tij në prag të sfidës me Vllazninë. Pas fitores në miqësoren me Kukësin, trajneri i Tiranës sqaroi se objektivi parësor i klubit është afrimi i dy mesfushorëve në skuadër për të plotësuar largimet e Isufit dhe Jonuzit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb