Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video të regjistruar në zyrën e tij në Kryeministri, ku i ka kthyer përgjigje komentuesve të cilët pretendojnë se çmimi i energjisë u ul me qëllime elektorale.

Rama u shpreh se ky është rasti i vetëm në Europë që çmimi ulet pas nisjes së luftës në Ukrainë, ndërsa shton se kurrë nuk ka bërë lëvizje të tilla më parë, dhe nuk ka pse e bë tani që e ka të sigurt fitoren.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

“E parë e punës ne nuk e kemi ngritur kurrë çmimin e energjisë elektrike.  Kemi mbajtur një dekadë çmimin fiks 9.5 lekë që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët se çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë prej 13.5 lekësh.

E dyta nuk është ulur çmimi i energjisë në të gjithë botën, por është rritur në shumë vende pas agresionit rus të 29022.

Kjo e  jona është ulja e vetme në Europë për familjarët që nga nisja e luftës.

Kush thotë që kjo është ulje elektorale, duhet të më gjejë në tërë këto vite një veprim të kësaj natyre që e kam bërë për vota kundër logjikës ekonomike financiare të vendit apo një rast që një masë pozitive e kemi hequr pas fitores në zgjedhje.

mos e kërkoni kot sepse nuk ka ndodhur.

Kur nuk e kam bërë kur kisha të tjerë në prehër, do ta bëj tani që do të kemi fitoren e dhjetë radhazi, që do të ketë notën 10 për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët?

LLafet i merr era. Për mua ka rëndësi që shqiptarët do të paguajnë më pak ndërsa pensionistët do të kenë një pension minimal plus si pasojë e kësaj uljeje”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb