Prej tri apo katër vitesh Partizani në çdo merkato bënte ndryshime, por gjithnjë e kishte një bosht me lojtarët kryesorë dhe ajo që lëvizte ishte pjesa plotësuese.

Por nga vera e deri më tani të kuqtë kanë vendosur të shesin apo të largojnë të gjithë lojtarët që përbënin boshtin e ekipit dhe të nisin gjithçka nga e para në mesin e sezonit. Një veprim i guximshëm, i nxitur më së shumti nga paratë e fituara nga shitjet. Nisur nga largimet e shumta, Partizani i 2025-ës është një enigmë e vërtetë mbi atë që do të paraqesë në fushën e lojës.

Do të duhet të shihet nëse të kuqtë do t’i zëvendësojnë si duhet lojtarët e larguar apo skuadra do të ketë rënie në lojë dhe renditje. Fakti është se merkaton e kanë nisur jo fort mirë. Ka ardhur Podstrelov, që duket lojtar punëtor, teksa Sodiq refuzon të stërvitet.

Nga ana tjetër, nuk kanë arritur të përfitojnë për të afruar emra si Jonuzi apo Fernando, që kanë shkuar te rivalët, teksa transferimi i Hasanit nuk ndodhi dhe Xhixha mbetet në pritje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb