Mesfushori shqiptar i Rangers, Nedim Bajrami doli në konferencë, para ndeshjes së kampionatit ndaj Dundee Fc.
“Djemtë janë gati dhe të gjithë mezi presin ta luajnë lojën. Ne e dimë se kundër këtyre skuadrave ka më pak hapësirë sepse ato qëndrojnë prapa dhe gjithmonë përpiqen të kundërsulmojnë. Por ne do të përpiqemi nesër ta fitojmë këtë ndeshje dhe të marrim tre pikët.
“Jam duke luajtur në pozicionin e numrit 10. Aty ndihem shumë mirë. Po edhe me Ianis (lojtari i Rumanisë, njëherazi djali i legjendës Hagi) kemi një ndjesi shumë të mirë. Bëjmë shpesh rotacion në atë rol”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)