Vllaznia ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Edlin Randy Essang Matouti. Sulmuesi nga Gaboni është aktivizuar në vetëm 3 takime dhe nuk është në planet e trajnerit Brdaric.
“KF Vllaznia njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Edlin Randy Essang Matouti. Palët kanë rënë dakord për ta ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm. Falenderojmë futbollistin për kontributin e tij për fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”- shkruan klubi.
Te Vllaznia ka mjaft çështje të hapura, që presin të marrin zgjidhje.
(J.S/BalkanWeb)