Dritan Rexhepi është ekstraduar ditën e sotme nga Turqia.
E ftuar në emisionin “Open” News24, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje se si ka nisur “karriera” kriminale e Dritan Rexhepit.
“I pari vrasës me pagesë i skeduar nga drejtësia shqiptare për ekzekutimin e Durim Kasmit. Bashkë me Sokol Halilaj e ekzekutoi atë dhe pronarin e lokalit që fillimisht u plagos e më pas ndërroi jetë në spital.
Drejtësia nuk e shpalli kurrë faktor për Arben Keqin, por e shpalli fajtor për Durim Kasmin dhe plagosjen që çoi në vdekjen e pronarit të lokalit, ramazan Bakiu.
Gjykimi u bë në mungesë sepse ai u shoqërua, kishte vënë ë shënjetër një prokuror të krimeve të rënda, Eugen Beci pasi kishte të dhëna që ishte në qendër të qytetarit në një konferencë dhe u afrua për ta qëlluar.
Nuk arriti të kryejë atentatin dhe u transferua në paraburgimin e Durrësit.
Në kohën kur do të transferohej, ai u arratis në mënyrë spektakolare, duke veshur një pallto,. Duke marrë një dosje dhe duke u shprehur se marrja e tij në pyetje kishte mbaruar dhe ai ishte i lirë të largohej”, u shpreh ajo.
Gazetarja ka treguar edhe se ai ka krijuar “Belo” organizatë mafioze, me krerë shqiptarë me ndikim jo vetëm në Amerikën Latine por në të gjithë Europën.
“Ka krijuar familje ndërsa ishte në burg, ka krijuar familje me vajzën e një gjenerali të famshëm dhe ka edhe një djalë rreth 6 vjeç”, u shpreh ajo.