Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin, i cili është ekstraduar sot për në Shqipëri.

Lala deklaron se gjithçka ishte e lidhur me vëllanë e Jan Prengës i cili ka grabitur një sasi droge në Britani, ndërsa ka përmendur edhe detaje makabre nga ngjarja që tronditi opinionin për nga makabriteti i saj.

Ajo i ka bërë thirrje drejtësisë shqiptare të mos e lërë çështjen më dënimin e etëm kopshtarit të kompleksit ku ndodhi ngjarja dhe ka apeluar që Dritan Rexhepi i cili tashmë ndodhet në duart e drejtësisë, duhet të reagojë ku ndodhet trupi i viktimës, në mënyrë që familja të ketë një vend ku të vendosë një lule.

“U rrëmbye 4 vite më parë me një makinë të vjedhur.
Jan Prenga ishte ndarë para pak minutash nga e shoqja teksa kishin konsumuar një kafe.
Familja e tij tashmë është në një situatë dramatike.
Kohë më parë kur shkova ne shtëpinë e tyre pasi më pranuar me shumë vështirësi, e kam gjetur Marie Prengën në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe shpirtërore.
Më ka thënë gjysmën e parë të ditës e qaj Janin ndërsa gjysmën e dytë shpresoj të jetë gjallë.

Jan Prenga nuk kishte asnjë problem në jetën e tij. U rrëmbye pasi i vëllai kishte vjedhur një sasi të madhe droge në Britani dhe Dritani kontakton me Ndrek Prengën vëllain e Jan Prengës dhe i kërkon të kthejë pas mallin.

Ekstradimi i Dritani është një nga rastet më të suksesshme të drejtësisë shqiptare përveç Aldo Bares. Rexhepi ka lidhje shumë të forta dhe ka lundruar në trafik kokaine për shumë vite.

I bëj thirrje drejtësisë shqiptare të mos e lënë vrasjen e Jan Prengës me dënimin e një kopshtari. Është vrarë një burrë i pafajshëm, një baba i tre fëmijë pa asnjë lidhje me trafikun e drogës. Dritani do të lëvizë të gjithë gurët të shpëtojë. Por sot ai duhet të rrëfejë ku është trupi i Jani Prengës që familja të ketë një varr ku ta qajë.

E gjitha është zbuluar nga një kamera sekrete e vënë nga nëna e Altin Hajrit për të vëzhguar pastruesit. Ata shkatërruan gjithçka përveç asaj kamera ekzistencën e të cilës nuk e dinin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb