Barcelona ia ka dalë të kualifikikohet në finalen e Superkupës së Spanjës, pasi mundi 0-2 Atletico Bilbaon.
Pjesa e parë ishte mjaft dinamike, me futboll të bukur nga të dyja skuadrat që ishin të vendosura që të sulmojnë që në fillim të ndeshjes. Për të ardhur te goli, katalanasit finalizuan një aksion me një zbritje të shpejt, nga krahët Balde dërgoi një top për Gavin, i cili nga fare pranë nuk fali.
Bilbao e Valverdes u përpoq që të reagojë, duke ushtruar presion te kundërshtari, por gjithsesi e kishte të vështirë të gjente katërkëndorin e Szczeznit.
Në pjesën e dytë, Barcelona siguroi suksesin me golin e Yamal.