Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës, një proces i ri ky për institucionet tona për nga ana organizative, pasi është hera e parë që aplikohet.

I pyetur nga moderatorja Eni Vasili se sa determinant do të jetë vota e diasporës në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve të 11 majit, Celibashi u shpreh se edhe vetëm një votë ndonjëherë mund të bëjë diferencën.

“Patjetër që mund të ndikojë. Ndonjëherë edhe një votë bën diferencën. Mund të konfirmojë ose mund t’i japë fitoren opozitës”, u shpreh ai.

Celibashi e ka pranuar që zgjedhjet në Shqipëri kanë problematike, megjithatë u shpreh se kjo sipas tij nuk ndikon në legjitimitetin e rezultatit përfundimtar.

Ai u shpreh se edhe pse mund të ketë diferenca në lidhje me masën e vullnetit të shqiptarëve që përfaqëson, në fund rezultati tregon atë që kanë zgjedhur qytetarët.

“Mendoj që zgjedhjet në Shqipëri kanë probleme, mund të jem i gabuar por nuk janë të tilla që ne të themi që ai që është fitues të vihet në dyshim. Për mendimin tim. Nëse do të ishte e kundërta nuk do të merresha me këtë punë. Ka probleme të cilat edhe deri diku mund të vënë për dikë legjitimitetin e rezultatit, por në fund rezultati i zgjedhjeve pasqyron vullnetin e votuesve shqiptarë.

Mund të ketë diferenca në masën e vullnetit por në finale fituesi mendoj që është legjitim”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb