Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi tentoi të kontrabandonte në Shqipëri mallra të licensuara, të cilat i kishte fshehur në automjet.

Gjatë kontrolleve në automjet, Policia Kufitare gjetën pako me medikamente për importimin e të cilave kërkohet licencë e posaçme, por 31-vjeçari po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve.

Njoftimi:
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb