Kryetari i PD, Sali Berisha vizitoi këtë të enjte ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, në qelitë e burgut të Fierit.

Teksa linte ambientet e burgut, Berisha dha një prononcim për gazetarët. Ai u pyet nëse do të largohet nga politika në rast se PD nuk arrin rotacionin politik në 11 maj.

“Përmbysja e diktaturës është misioni për të cilin unë zotohem gjerë në orën e fundit të jetës sime. PD ka marrë mision të ri përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri, një diktaturë e bazuar në krim, drogë dhe vjedhjen e shqiptarëve”,u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb