Koalicioni ndërkombëtar për furnizimin me dronë në Ukrainë, i udhëhequr bashkërisht nga Britania e Madhe dhe Letonia, do të dërgojë 30 mijë pajisje të reja në Kiev, njoftoi sot Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Grupi, i formuar në fillim të vitit 2024, ka lënë mënjanë 54 milionë dollarë për blerjen e këtyre dronëve, thuhet në deklaratë.

Ministri britanik i Mbrojtjes John Healy tha këtë në bazën amerikane në Ramstein të Gjermanisë, ku u mbajt një takim i aleatëve ukrainas me presidentin Volodymyr Zelensky.

“Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën dhe takimi (në Ramstein) me përfaqësuesit e më shumë se 50 kombeve i dërgon një mesazh të qartë (presidentit rus Vladimir) Putin,” tha Healy.

Autoritetet britanike njoftuan se gjashtë vende, duke përfshirë Gjermaninë, Portugalinë dhe Danimarkën, kishin dhënë kontribute të reja në Fondin Ndërkombëtar për Ukrainën në shumën totale prej 227 milionë eurosh.

Fondi, i cili synon të plotësojë nevojat e Kievit për armë, tani ka më shumë se 1.55 miliardë euro.

Koalicioni i furnizimit me dron përbëhet nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda, Letonia dhe Suedia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb