Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me emigrantët shqiptarë në zonën e Abruzzo-s, Itali. Takimi do të zhvillohet më 26 janar, në orën 12:00, në Restorantin “La Vigna,” Via Cerrano, Pratola Peligna.

Ky aktivitet organizohet nga grupi nismëtar dhe kryetari i shoqatës italo-shqiptare në zonë, Luan Hallulli, i cili ka ftuar emigrantët shqiptarë nga Abruzzo dhe zonat përreth për t’u bashkuar në këtë bashkëbisedim.

46192eca 70c8 42fc 8199 38696765468d
46192eca 70c8 42fc 8199 38696765468d

Përveç prezencës së Topallit, në takim do të marrë pjesë edhe Shkëlqim Hoxha, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të lidhet përmes një video-konference në Skype.

Aktiviteti do të shoqërohet edhe nga pjesëmarrja e senatorëve dhe përfaqësuesve italianë, si dhe të zgjedhurve vendorë të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb