Trendet mund të vijnë dhe të ikin, por xhinset janë ato që mbeten përherë. Disa silueta dhe nuanca ndryshojnë në sezne të ndryshme, por xhinset janë një element konstant në shumicën e gardërobave tona gjatë vitit.
Kjo është e vërtetë për pjesën tonë më të madhe apo jo? Xhinset janë gjithmonë aty, po herë pas here trendet përshtaten me to në fillim të çdo sezoni. Edhe pse xhinset kurrë nuk dalin jashtë mode, kombinimi i tyre me një tendencë të re i bën ato të duken dhe më moderne.
4 trendet e dimrit që duken elegante me xhinse
Pas mbledhjes së ideve të reja nga Instagrami dhe emrat e njohur të modës, kemi vënë re trende që duken veçanërisht chic me xhinse.
Janë katër trende që njerëzit e modës duket se po i kombinojnë me xhinse tani. Përshtatja e tyre me secilin kombinim shton një detaj të ri dhe të freskët — edhe në ditët e errëta të dimrit.
Më poshtë, gjeni katër trendet më të mira të dimrit për t’u veshur me xhinse, nga stili i palltos që është momenti i modës deri te tekstura më e madhe e sezonit.
(BalkanWeb)