Një incident i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Ndre Mjeda mes dy qytetarëve të cilët raportohet se kanë qenë në gjendje të dehur.

Shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, i cili më pas ka reaguar duke goditur B.D me një mjet prerës.

Të dy të përfshirët në konflikt janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe Grupi Hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb