Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar në lidhje me gjendjen aktuale shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në një postim një rrjetet sociale bëhet me dije se kryepeshkopi gjendet në kujdes intensiv, pas përkeqësimit të menjëhershëm.

NJOFTIMI:
Athinë, 10.01.2025
Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.
Nga administrata e spitalit

Capture
Capture

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transferua më 3 janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.

Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb