Jo vetëm merkato në dalje, Partizani lëviz edhe në hyrje duke prezantuar blerjen e tyre të radhës, Besar Guxhufin. Sulmuesi 20 vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit.

Guxhufi, një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19-vjeçarëve të Beshiktash dhe Shkupit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo është dhurata e radhës për trajnerin Veselinoviç përpara sfidës së parë për këtë vit, ndeshjes kundër Skënderbeut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb