Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj të cilët mbrëmjen e 4 janarit ekzekutuan 33-vjeçarin Ramazan Mataj, në fshatin Dragoç të Postribës.
Shkak për ngjarjen sipas dëshmisë së tyre është bërë lidhja e Matajn me motrën e tyre.
Ata kanë pohuar se i riu e kishte lidhje prej 6 vitesh me motrën e tyre dhe i kishte prishur 2 martesa. Gjithashtu, autorët e dyshuar akuzonin viktimën se i kishte shpërndarë video intime motrës së tyre.