Real Madrid bën detyrën teksa, fitoi pa probleme gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës, ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit me rezultatin 3-0.
Skuadra e Carlo Ancelottit vuajti vetëm gjatë fraksionit të parë, teksa kundërshtarët arritën të mbroheshin mjaftë mirë, duke e ruajtur portën të paprekur.
Megjithatë “Los Blancos” do ta bënin diferencën në pjesën e dytë, teksa fillimisht Bellingham dërgon topin në rrjetë në minutën e 63, kur pas një aksioni të gjatë, tentativat e Rodyrigo dhe Mbappe u ndalën, me topin që erdhi anglezit që zhbllokoi shifrat.
Real Madrid pati edhe shanse të tjera, por llogaritë do t’i mbyllnin vetëm në shtesë. Fillimisht autogoli i Valjent në minutën e dytë të kohës shtesë si dhe Rodrigo 3 minuta më pas sigluan suksesin 3-0 të madrilenëve.Në këtë mënyrë përcaktohet edhe finalja e madhe e Superkupës së Spanjës ajo që do të zhvillohet më 12 janar, kur Real do të përballet me Barcelonën, për të dueluar për fitoren e trofeut të parë të këtij viti. Një finale që premton spektakël, duke ditur edhe rezultatin e “el clasico”-s së parë, e cila u zhvillua në tetor, kur Barç triumfoi 0-4 në Santiago Bernabeu.
Edhe mediat presitgjoze spanjolle ditën e sotme, i kanë kushtuar hapësirën e veçantë, faktit se pas triumfit të “Los Blancos” në gjysmëfinale ndaj Mallorcë, tifozët anembanë botës do të kenë mundësinë të shijojnë një tjetër “El Classico” të magjishme këtë sezon.