Gjykata e Posaçme cilësoi fajtor dhe dënoi 3 të pandehurit për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt.

Leonard Luzi i akuzuar si organizator, u dënua me 11 vite burgim, Muharrem Koroveshi me 10 vite burgim, ndërsa i penduari i drejtësisë, Amarildo Nikolli 7 vite e 4 muaj burg. Të tre të pandehurit përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në seancë pati tensione në mesin e të pandehurve dhe një moment Leonard Luzi tha “ “do e shohësh edhe ti Amarildo” teksa goditi me grusht xhamin e kafazit.

Atentati ndaj Inez Hajrulla që ishte planifikuar të kryhej me 7 gusht 2023, u parandalua pasi policia arrestoi Amarildo Nikollin, I cili ishte pajtuar për vrasjen.

Hajrulla është një ndër emrat me të njohur të krimit në Vlorë dhe mori drejtimin e grupit kriminal te Edison Arizajt, pas vrasjes së këtij të fundit në 2018 në Durrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb