DURRES
Virozat e ditëve të fundit kanë shtuar numrin e pacientëve që drejtohen për ndihmë mjekësore ne urgjencën e spitalit të Durrësit.
Sipas shefit të urgjencës, Gjergj Qerimi, pjesa më e madhe e pacientëve që i drejtohen spitalit për të kërkuar ndihmën e bluzave të bardha kanë probleme të traktit respirator, temperaturë të lartë etj.
Ditët e para të janarit janë shumë të ngarkuara me punë për stafin e urgjencës, pasi shumë nga pacientët e sëmurë dynden në dyert e spitalit duke tejkaluar mjekun e familjes. Për të evituar pritjet e gjata, mjeku Qerimi rekomandon që pacientët me simptoma më të lehta t’i drejtohen mjekut të familjes.
Mjeku bën apel që grupet e riskuara nga sëmundjet kronike të bëjnë çdo vit vaksinën e gripit.
(BalkanWeb)