Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i ftuar në studion e News24, e cilësoi procesin e votës së diasporës si një zhvillim historik për Shqipërinë.

Krashi theksoi rëndësinë e këtij procesi, ndërsa u shpreh i bindur se nëse vota e diasporës dështon do të ishte “vetëvrasje zgjedhore” për Shqipërinë.

“Vota e diasporës që do të zhvillohet është një zhvillim historik. Si e tillë, ne do ta kuptojmë rëndësinë e saj vetëm më vonë, jo tani,” u shpreh Krashi, duke theksuar se ky hap ishte i mundshëm edhe më herët.

Megjithatë, deputeti shprehu shqetësimin për mundësinë e dështimit të procesit. “Shpresoj fort, nuk dua të dukem si skeptik, por shpresoj fort që mos të ketë ngelur një gozhdë e varur diku në mur që të dështojë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb