Ka përfunduar operacioni urgjent të cilit iu nënshtrua Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas. Janullatos është dërguar në pavijon aktualisht dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Kryepeshkopi i Shqipërisë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore për shkak të hemorragjisë në sistemin gastrointestinal.

Ai ishte trajtuar për disa ditë me radhë me mjekime për të kontrolluar gjakderdhjen, por mëngjesin e së premtes pësoi një përkeqësim dramatik sipas mediave greke.

Më herët, sipas një njoftimi më të ri mjekësor, u bë e ditur se ai është intubuar në pavijonin e spitalit “Evangelismos”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb