Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit, ku më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore.
Ndërkohë në zonat Jugore dhe Qëndrore do të jenë në sasi disi më të pakta.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin dobësim të përkohshëm të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 11°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë makimale mbi 65 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.