Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Log.”, ka theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë dhe transparencës për votën e diasporës në zgjedhjet e këtij viti.

“E drejta e diasporës për të votuar do të mbetet e pandërprerë. Ajo që uroj është të frenohet çdo tentativë për ta ndaluar apo manipuluar,” deklaroi Bylykbashi, duke theksuar se procesi duhet të jetë i lirë nga çdo lloj ndërhyrjeje.

Sipas tij, mundësitë për manipulim mbeten të shumta, prandaj roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe partive politike është vendimtar. “KQZ dhe partitë politike duhet të vendosin rregulla të qarta që garantojnë se kjo votë vjen dhe numërohet e sigurt,” tha ai.

Bylykbashi nënvizoi domosdoshmërinë e krijimit të një kuadri ligjor dhe procedurial të fortë, i cili do të sigurojë që vota e diasporës të jetë një shtyllë e fortë e procesit demokratik. Deputeti bëri thirrje për bashkëpunim institucional për të shmangur çdo lloj deformimi të vullnetit të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb