Presidentja e AREA, Anita Shushku, ka vlerësuar masat për uljen e çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri, duke theksuar ndikimin e tyre pozitiv tek konsumatorët familjarë.

“Në një kohë kur çmimet e energjisë në rajon dhe Evropë janë në rritje, ne po ofrojmë një moment pozitiv për konsumatorin familjar, i cili përbën 40% të konsumatorëve në Shqipëri,” tha Shushku gjatë emisionit “Log.”.

Ajo theksoi se masat favorizojnë kryesisht shtresat e varfra dhe të mesme, duke ndihmuar në përballimin e kostove të jetesës në këto kohë të vështira ekonomike.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb