Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar, avokat Erald Aga i cili ka folur në lidhje me titujt e pronësisë dhe tokat e regjistruara me AMTP.
Ai theksoi se kemi disa forma të fitimit të titujve të pronësisë. Ndër to përmendet kontrata e shitjes, dhurimit, AMPT, pronat që merren me ligj dhe me trashëgimi.
Avokati u ndal dhe tek fakti që pronarët të cilët kanë pronën me AMTP, e kanë të vështirë ta regjistrojnë pronën e tyre në kadastër, ndërsa dha edhe detaje nga procesi.
Avokati Aga sqaroi edhe procedurën që duhet ndjekur në rastet kur një pronë me AMPT është zaptuar nga person tjetër i cili edhe ka ndërtuar mbi të.
“Duhet rregulluar marrëdhënia e shtetit me “zaptuesin”, më pas nxirret një VKM që i nxjerr të drejtën për ta regjistruar më pas”, u shpreh ai.
Ndërkohë mbi blerjen e pronave pa hipotekë, avokati u shpreh se hipoteka është akt deklarativ, nuk të bën pronar.
“Nëse statusi juridik i pronës del i bllokuar me bankën, do të bësh fillimisht marrëveshje me bankën dhe më tej duhet të
Hipoteka është akt deklarativ, nuk të bën pronar.
I kë të gjithë dokumentet dhe punonjësi i hipotekës nuk e regjistron, kjo nuk të bën më pak pronar”, tha avokati.