Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona në 24 orë, për vepra të ndryshme penale.

Dy prej personave të cilët kanë përfunduar në pranga janë arrestuar për dhunë në familje, ndërsa një i tretë pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare.

Tiranë

Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasit:

D.M, 45 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda” gjatë një konflikti për motive të dobëta më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D, 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

M.S, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin T.D, 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasin E.H, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasin F.M, 47 vjeç, pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M, Polica gjeti dhe sekuestroi një armë e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.7, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim E. K,36 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.P, 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb