Sot në Kosovë ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vend më 9 shkurt.
Ndërsa partitë politikë hapin sot zyrtarisht fushatat e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë për këto zgjedhje.
Qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin deri në pesë kandidatë.
Numri i përgjithshëm i votuesve është 2.075.868, prej të cilëve 104.924 janë regjistruar për votim jashtë vendit.
Periudha e votimit jashtë Kosovës ka filluar të enjten dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt.
Heshtja zgjedhore këtë vit, pas ndryshimeve ligjore, do të jetë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara. Ajo do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit – një minutë para hapjes së kutive të votimit deri në mbylljen e tyre.
(BalkanWeb)