Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në 34-vjetorin e themelimit të degës së PD në Pogradec. Para anëtarëve demokratë, Berisha tha se mbi tre dekada PD është faktuar si lokomotivë e zhvillimit të Shqipërisë. Ishte kjo forcë politike, tha Berisha, që e nxori Shqipërinë nga izolimi.

Megjithatë, kreu demokrat shtoi se edhe PD ka patur gabimet e saj, por siç shton ai, nuk ka bërë kurrë krime.

“Në 34-vite, Partia Demokratike u faktua lokomotivë e padiskutueshme e zhvillimit, e nxjerrjes së Shqipërisë nga izolimi, i integrimit të saj në institucionet euroatlantike. Ajo shënoi arritje epokale, përveç përmbysjes së diktaturës, me votën e lirë. Duke shmangur një konflikt të mundshëm civil, ajo hodhi bazat e ekonomisë së tregut, të iniciativës së lirë së qytetarëve në vendin më hiperkolektivist të Europës. Hapi Shqipërinë ndaj botës, bëri hapat më seriozë drejt integrimit në BE, anëtarësoi Shqipërinë në KE dhe në NATO.

Partia Demokratike arriti në vitin 2008 që Shqipërinë, e cila ishte zvarritur jo në 10 vjeçar, po ndoshta edhe në shekuj në varfëri dhe mjerim, ta nxjerrë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arriti që shqiptarët në kohëra, qytetarët më të keqpaguar të shndërrohen në qytetarët më të mirëpaguar, me rrogat dhe pensionet e tyre. Arriti të transformojë në tërësi infrastrukturën e vendit. Padiskutim që, ajo pati gabimet e veta, pati mossukseset e veta, por një gjë nuk duhet të harroni kurrë; trashëgimia e saj janë arritjet që përmenda, janë gabime, por nuk janë kurrë krime.

Nuk janë burgjet, nuk janë ekzekutimet, nuk janë kampet e përqendrimit, nuk janë tirania e urisë që vendosi partia tjetër mbi shqiptarët, nuk janë tirania e izolimit që ajo vendosi dhe kjo duhet të jetë e qartë. U ndala këtu për të thënë se, kurrë ne nuk jemi njëlloj, jo! Askush nuk duhet të pranojë se ne jemi njëlloj.

Por, përsëri rikthehemi te ky 34-vjetor.

Ne, kaluam këto 3 vite një kalvar, të cilin nuk e ka përjetuar asnjë forcë politike në një vend demokratik, në një vend të lirë. Dhe, e ëvrteta është që u bë një përpjekje e jashtëzakonshme që ne të mos ishim. Që ne, të mos kishim emrin me të cilin lindëm, të na ndryshonin emrin, të na ndryshonin flamurin.

U bë një përpjekje antidemokratike e turpshme, që të na shndërronin në një parti simotër të Rilindjes së Edi Ramës.

U bë ra, një përpjekje që të gjitha pushtetet në këtë vend t’i jepeshin një njeri, si përfaqësuesi më të rrezikshëm të mafies ndërkombëtare, mafies së Xhorxh Sorosit.

Në këtë betejë të egër kundra nesh, arritën të na përçanin, arritën të na burgosnin, arritën me makinerinë e tyre të shpifjeve të ngrenë një mal të tërë mashtrimesh, trillimesh.

Por si njerëz të cilët besonim në parimet dhe vlerat që mbrojmë, ne nuk u dorëzuam. Ne nuk u dorëzuam me besimin se, ato nuk janë të vërteta të cilat nuk mund të mposhten kurrë. Se dinjiteti njerëzor, se interesi kombëtar, se liria dhe vlerat e saj, se familja dhe shenjtëria e saj, janë shtyllat e një shoqërie të lirë, e njerzve me dinjitet.

Ndaj dhe ne, qendruam dhe vijmë sot, ju garantoj unë ju, më të fuqishëm, më të bashkuar, më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit!

Vijmë para vetes sonë dhe para shqiptarëve, si djem dhe vajza, burra dhe gra që, të pamundurat i bëmë të mundura. Ato që dukeshin utopi i shdnërruam në realitet. Që përballuam me sukses mafien më të rrezikshme të Europës, që është qeveria shqiptare, por edhe mafien më të rrezikshme të planetit që është mafia e Xhorxh Sorosit.

Dhe qendruam me të drejtat tona. Në sytë e shqiptarëve, ne mbrojtëm as më shumë dhe as më pak se, qënien shqiptare, se identitetin shqiptar.

Partia tjetër, u rikthye në origjinë. Tani duke kontraktuar praktika çnjerëzore të marksist-leninistë eksremistë. Solli në Shqipëri praktikat e sulmit ndaj familjes, shpërbërjes së familjes, emërtimet e prindërve 1 dhe 2, krijimin e grave për njeriun e ri. Kjo është e vërteta.

Por, ja ku jemi. Asnjë nga këto nuk do mund të ndodhë. Ne do vendosim familjen shqiptare në meriton. Është ajo që, ka garantuar ekkzistencën e kombit shqiptar.

Ne, do garantojmë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Ne do mbrojmë në çdo kohë dhe në çdo rast, interesin kombëtar të shqiptarëve.

Ne, jemi patriotë, e duam fortë Pogradecin, e duam fortë Shqipërinë. Dhe për ne, Pogradeci dhe Shqipëria do të jetë gjithnjë e para. Nuk mund të ketë asnjë mëdyshje, asnjë hezitim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb