Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh nga Pogradeci se biznesmeni Armand Lilo ka planifikuar ndërtimin e kullave të cilat sipas i cenojnë identitetin qytetit liqenor. Lideri i opozitë parashikon që ndërtimet shumëkatëshe do të nisin nga qyteti dhe do të vijojnë deri në Tushemisht dhe Lin. Deklarata e Berishës u bë gjatë një takimi me aktivistët dhe urbanistët e qytetit të Pogradecit ku u diskutua mbi temën: “Përbindëshi i Liqenit: ‘Filozofia e betonit’ nga Tirana në Pogradec. Projekti Rama/Xhafaj për rrënimin e qytetit të Ohrit, trashëgimi kulturore e UNESCO-s.”

Berisha tha se biznesmeni në fjalë ka lidhje politike duke shtuar më tej se ai njihet për krushqinë me deputetin e PS, Fatmir Xhafaj.

“Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë”, u shpreh kreu i PD.  “Tani qytetit i del bajlozi i zi. Liqeni nuk ka bajloz të zi, i del si kuçedër, i del mafia dhe do të ja lidhë sytë, do të ja shkatërrojë brigjet, të ja prishë identitetin. U garantoj se ato kulla që fillojnë aty, nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të vazhdojnë gjer në Tushemisht. Dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin”, vijoi Berisha.

Deklarata e Berishës

“Tani qytetit i del bajlozi i zi. Liqeni nuk ka bajloz të zi, i del si kuçedër, i del mafia dhe do të ja lidhë sytë, do të ja shkatërrojë brigjet, të ja prishë identitetin. Faktikisht do ta transfigurojë dhe e tëra vetëm për qëllime pasurimi të saj. Por mendja më e mbrapshtë mbi tokë nuk mund të bëhet, se e transformuar nga mafia, nga vjedhjet se sa të imagjinosh kullat buzë këtij liqeni. Ky bukurinë e ka për tu parë, për tu soditur, apo për tu bllokuar me kulla. U garantoj se ato kulla që fillojnë aty, nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të vazhdojnë gjer në Tushemisht. Dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin.

Ju nuk mund të imagjinoni se cilat janë sasitë kolosale gjigante, të narkoeurove të trafikantëve shqiptare. Këtu u tha se janë 120 studio arkitekturore botërore. Dhe natyrisht kjo është risi pozitive, por problemi është ky, se prapa projekteve të tyre janë organizatat kriminale më të rrezikshme të Europës dhe botës. Janë ato organizata që me fuqinë e tyre kanë shtrirë përdhe monedhën e BE-së dhe dollarin amerikan, i kanë zhvlerësuar në mënyrë të pamëshirë 30-40 përqind të tyre, duke ndëshkuar në këtë mënyrë, në mënyrë apo një tjetër, çdo qytetar shqiptar që jeton me ndershmëri dhe djersën e tij.

Vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga bandat e Dubait në bankat Europiane, 3 miliardë euro. Që të gjithë këta kanë një shtyllë dhe ky është Edi Rama. Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë. Kanë lidhje me mafiozin Fatmir, kanë lidhje me klanin e drogës, Fatmir, Fatzi Xhafa. Dhe të mos mendojë kush kurrë se, do të guxonte as Armandi dhe as Fatziu që të imagjinojnë një kullë apo një ndërtim këtu, pa padrinon, pa Edi Ramën. Jo absolutisht.

Sot dihet miq, nuk duhet të bëhemi naiv, dihet se ky është kryeministri i vetëm në botë i cili firmos për çdo leje ndërtimi në territorin e këtij vendi, pa le më në zonat turistike. Pra, Pogradecin kush po e sulmon. Po e sulmojnë dy klanet mafioze më të fuqishme të pushtetit, klani Rama dhe klani Xhafaj. Edhe njëherë nuk kam asnjë dijeni se, ky Lilo ka lidhje gjaku me krushqinë e Fatmir Xhafës. Fare s’më intereson. Më intereson që firmat e zeza të Fatmir Xhafës janë në mbështetje duke i dhënë tokë këtij në Tiranë etj., etj. Një seri veprimesh. Kjo është e vërteta. Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz që do ti zhdukë identitetin e tij”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb