Për momentin është thjesht një zë, nuk është një tratativë, por dhe kaq mjafton për të bërë bujë në Itali. Sky Sport shkruan se Gigo Donnarumma po mendon të rikthehet në Serie A, por jo te Milan, skuadër ku u rrit, por te rivalët e tyre të përjetshëm, Inter.
Sky Sport shton se Donnarumma ka një kontratë me PSG deri në 2026 dhe sipas të gjithë gjasave portieri italian nuk pritet të rinovojë me klubin francez pasi mes tij dhe trajnerit Luis Enrique ka një krisje të madhe.
Në Milano, Donnarumma do të rigjente edhe Gianluca Spinelli, përgatitësi i portierëve me të cilin ka punuar për shumë vite në Paris.
(BalkanWeb)