Virusi HPMV është kryefjala e re e mediave botërore me panikun e përhapur nga pamjet e një sistemi shëndetësor të mbingarkuar në Kinë, nën hijen kjo të një pandemie globale siç ishte ajo e koronavirusit.
Edison Myrteza gazetar në Kinë ka dhënë një panoramë të asaj që po ndodh në terren, duke u shprehur se ndryshe nga sa paraqitet në media, situata duke e qetë dhe jeta vijon thuajse normalisht, ndryshe nga sa ishte në situatën e koronavirusit.
Ai e ka cilësuar situatën si një gjendje gripale, me pikun që mund të arrijë në fund të janarit me Vitin e Ri kinez.
“Kam parë në disa media frikë të madhe, ndërkohë që në Kinë situata është shumë e qetë. Është një valë, ky nuk është një virus i ri dhe i panjohur, por është një virus që sjell një gjendje gripale. Njerëzit janë të qetë, ka një numër në rritje të vizitave dh deri në fund të janarit kur është Viti i Ri kinez dhe do të ketë lëvizje më të mëdha të njerëzve.
Për shkak të dendësisë së popullsisë dhe temperaturave të larta për faktin që është dimër, njerëzit lëvizin më tepër dhe për pasojë edhe infektimet janë më të mëdha.
Gjendje gripale asgjë më shumë”, tha ai.
Në një lidhje skype nga Gjermania në News24, ka qenë edhe mjekja Aurora Dovenberg. Ajo ka këshilluar që të kemi kujdes dhe nëse mundet të jemi pak më të distancuar nga njeri-tjetri
“Nuk përbën rrezik për Europën. Në Gjermani situata është mëse nën kontroll. Edhe personat q ë kanë rezultuar pozitivë vijojnë të mbeten më pak se 10 përqind. Sistemi shëndetësor nuk është i mbingarkuar, ashtu siç ndodhi në Kinë”, tha ajo.
Ndërkohë, Qamil Dika, lektor i Shëndetit Publik ka këmbëngulur në faktin që nuk duhet përhapur panik dhe se kjoë shtë një situatë normale.
Megjithatë ai shton se nuk duhet humbur vigjilenca.
“Pas traumave në koronavirusit për disa viteve rresht, do të thosha që parashtrimi i gazetarit që bëri një panoramë të qartë për situatën në Kinë, mendoja që kjo do të ishte. Viroza në këtë kohë është normale. Nuk duhet të përhapim panik për një ngjarje që ndodh në mënyrë periodike, jemi në muajin janar dhe muajt e dimrit kanë shtim të rasteve të infektimit nga viruset.
Ne jemi shoqëri globale post traumatike nga pandemia, me humbje jete dhe pasojat që mbetën prej saj.
Nuk duhet të jemi në traumë të vazhdushme nga situata epidemiologjike që kalon shoqëria, por nuk duhet të ulim vigjilencën.
Shqiptarët kanë krenari që nuk kanë shkuar kurrë tek mjeku”, tha ai.