Pas fitimit të Superkupës, Milan synon që të bëjë mirë edhe në kampionat e Champions. Në konferencë para ndeshjes ndaj Cagliarit, trajneri i kuqezinjve, Conceicao u shpreh se skuadra nuk duhet të mjaftohet vetëm me një trofe.
“Ky është një klub që ka fituar 19 kampionate dhe 7 Champions League, nuk mund të kesh barkun plot për një Superkupë”,- tha ai.
Tekniku foli edhe për merkaton: “Merkato? Klubi u përpoq të flasë me mua për këtë, por për momentin kemi shumë ndeshje të rëndësishme”.