Në emisionin Kjo javë në News 24 ishte i ftuar analisti Fatos Lubonja. Lubonja foli për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ku për herë të parë emigrantët jashtë vendit do të ushtrojnë vullnetin e tyre. Ai tha se edhe vota e diasporës është e patronazhuar. Sipas tij, ka grupime që punojnë për të pasur fitues njerëzit e tyre në zgjedhje.
“Nga njëra anë është e drejtë që diaspora të votojë, nga ana tjetër ai në diasporë nuk ndjen atë që ndodh në Shqipëri. Problemi kryesor është patronazhimi i diasporës. Janë grupet kriminale, të cilat janë të fuqishme dhe mbledhin vota. Unë shpresoj që ta dimë votën e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe atyre që janë jashtë vendit.
Nëse kanë ikur 1 milion shqiptarë në kohën e Ramës, unë mendoj se ata janë të pakënaqur dhe duhet të votojnë kundër, por varet çfarë ndikon. Do dalë problemi se kush do jetë i zoti të regjistrojë njerëzit e tij. Janë grupime që punojnë, për të pasur njerëzit e tij të sigurt. Rama do që përpara zgjedhjeve ta ketë të sigurt rezultatin”, tha Lubonja.
(BalkanWeb)