Një ditë pasi studentët e Beogradit iu rikthyen protestave masive në kryeqytetin serb, duke paralizuar qarkullimin në rrugët kryesore, sot janë tubuar edhe ata të Novi Sadit. Mijëra studentë të këtij qyteti kanë mbushur bulevardin “Car Llazar”, bulevardin “Çlirimi” e deri te godina ku ndodhet Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA). Studentët akuzojnë shërbimin sekret se po ushtron presione ndaj studentëve dhe familjarëve të tyre që t’i japin fund protestave dhe bllokadës tashmë disa javore në fakultetet e vendit.

“Ata po përpiqen të shtypin rebelimin tonë, por kjo do t’i hedhë benzinë pakënaqësisë tonë”, tha një nga studentët.

Serbi
Serbi

“Këto janë lëvizje të njerëzve të dëshpëruar të cilët po mbulojnë kolapsin e përgjithshëm të organizatës së tyre të brendshme e cila ka zbatuar një sundim afatgjatë terrori”, tha një tjetër i ri.

Policia serbe dislokoi forca të shumta sigurie si dhe vendosën një gardh mbrojtës përreth zyrave të BIA.

Policia Serbe
Policia Serbe
Serbi
Serbi

Studentët shpjeguan edhe pse turma iu drejtua zyrave të BIA.

“Një gjë do ta kuptojnë me siguri: Ne nuk kemi frikë nga ju”, ishte deklarata e një studenteje, organizatore e protestave kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç.

Protestat kundër korrupsionit në Serbi nisën pas rrëzimit të çatisë së stacionit të treni pikërisht në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona. Shembja e objektit prej cilësisë së dobët të punimeve u konsiderua nga shoqëria civile dhe opinioni publik si tregues i korrupsionit qeveritar dhe prej muajit nëntor në Serbi zhvillohen protesta të vazhdueshme nga studentët me kërkesë dorëheqjen e Aleksandar Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb