Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 foli për Çmimet Kombëtare për Letërsinë për vitin 2023.
Bardhyli theksoi se Çmimet Kombëtare për Letërsinë janë event tepër i rëndësishëm për krijuesit shqiptarë. Ajo bëri thirrje për mbrojtje për gjuhën shqipe.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit, Alda Bardhyli: Çmimet Kombëtare për Letërsinë janë një event tepër i rëndësishëm për krijuesit shqiptarë, që mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Këtë vit, për shkak se një nga fitueset Entela Tabaku jetonte jashtë vendit, juria vendosi që të festojë vitin e ri me një event tepër të bukur, me atë që poetët e shkrimtarët e rinj kanë sjellë për publikun.
Mendoj se ka një progres tek njerëzit e letrave tek mënyra sesi ata pranojnë verdiktin e jurisë. Çmimet u shoqëruan me debate që përmirësojnë diskursin publik. Gjashtë veprat fituese tregojnë progresin e letrave shqipe. Këto vepra sjellin edhe shqetësimet e autorëve shqiptarë, për ndryshimet e shoqërisë shqiptare. Më vjen mirë që shqiptarët vijojnë ta duan librin. Ne duam që të promovojmë poetët e rinj. Duhet ta mbrojmë gjuhën tonë shqipe.
(Balkanweb)