Një sherr mes dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Pogradec.

Një 23-vjeçar është konfliktuar për motive të dobëta me një tjetër shtetas. Ai është lënduar nga sherri. 23-vjeçari ka bërë kallëzim në polici dhe efektivët tashmë po punojnë për kapjen e agresorit.

“Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S.

Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: