Një sasi lende plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 1:30 minuta, një person i cili duket edhe në kamera, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.

Shpërthimi ka qenë tepër i fortë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Siç shikohet në pamjet e siguruara nga Balkanweb, nga shpërthimi janë thyer xhamat e frigoriferëve aty pranë, si dhe tymi ka mbuluar zonën.

Biznesi është në pronësi të shtetasit Ç.Berishta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lëndës plasëse.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb