Këtë të shtunë në News24 ka qenë i ftuar analisti Shpend Gashi në programin “FitStation” me moderatoren Çenkuela Hasa! Në këtë intervistë ndër të tjera ai shprehu dhe problematikat që media po shfaq në edukimin e shoqërisë.
“Mediat promovojnë antivlera. Sot shikon eskorta që janë bërë moderatore, eskortat vinë dhe bëjnë si modelet e jetës që afektojnë dhe vajzat e rejat, njerëz pa integritet që janë perversa shumë të famshëm.
Çfarë promovon kjo media. Çfarë interesi kam Unë të di çfarë bëjnë 20 veta të mbyllur në shtëpi, shikojmë nga vrima çelësit”- tha Gashi për News24.